MC Networking

PREZANTIMI ZYRTAR I TEMA TV

TemA TV  është një television gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale,  filma, dokumentarë etj. Ky television ka në dispozicion të prodhimit të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, ku transmetohen emisionet dhe produksionet e prodhuara nga vetë rrjeti.

 

Nën  logon e TEMA TV, publiku do të informohet, argëtohet dhe edukohet nga programet më të mira në tregun televiziv shqiptar, të sjella në ekran nga emra të famshëm dhe të suksesshëm shqiptarë dhe të huaj.

Siç konsiston edhe nga vetë emri i këtij televizioni të ri gjeneralist, në fokusin e tij do të jenë temat e ndryshme, anët jetësore ose dukuritë e rëndësishme të cilat pasqyrohen nëpërmjet një objekti studimor, një programi argëtues apo një emisioni informues.

 

Historiku

Tema Televizion nisi më 1 maj të vitit 2015 si një television online informativ. Pas më pak se një viti, tanimë ky television ka marrë dimensionet e një televizioni gjeneralist bashkëkohor me një programacion të pasur me programe argëtuese dhe informuese për publikun e gjerë.

 

TemA TV ka në dispozicionin e saj një arkivë informative të pasur 13-vjeçare, që përfshin rreth 10.000 orë lajme, kronika dhe ngjarje nga më të ndryshmet të këtyre 13 viteve të fundit, 5.000 orë filma artistikë, 20.000 orë seriale dhe telenovela të huaj me shikueshmërinë më të lartë, 2.000 orë dokumentarë dhe reality-show shqiptarë dhe të huaj.

 

TemA TV - Lajme

Lajmet e TemA TV, një prioritet për profesionalizëm dhe saktësi. Objektivi i “Temës” është pasqyrimi i aktualitet , jetës politike, ekonomisë, kulturës, sportit. Informacioni në televizionin tonë vjen në mënyrë të shpejtë, të thelluar, të pafiltruar dhe shkon përtej lajmit duke analizuar fenomenin që ai sjell. Ky departament përfshin një staf gazetarësh profesionistë dhe të guximshëm, të aftë për të pasqyruar dinamizmin e këtij televizioni avangardë.

 

TemA TV –Programe

Programet në TEMA TV kanë një shpërndarje të gjerë në tematika dhe grupmosha. Në këto programe përfshihen emisione aktualiteti, politike, ekonomie, shëndetësore dhe sociale me emra të njohur në prezantimin e tyre si Mustafa Nano, Irida Feshti, Teuta Shamku, Luljeta Progni etj.

Seriale më të reja të huaja me të drejta ekskluzive për TemA  TV të cilat do të jenë në zonën “Prime time” të këtij televizioni. Seriale turke dramatike, seriale amerikane, seriale greke, telenovela spanjolle etj.

Arkiva e pasur dhe shumëvjeçare e filmave përfshin filma të huaj të të gjitha zhanreve dhe grupmoshave, që nga filmat me kartona për fëmijë, filmat për adoleshentë dhe filmat artistikë.

 

Një gamë e gjerë dokumentarësh transmetohen në TemA TV, duke filluar nga ata historikë, kulturorë, muzikorë, shkencorë, gastronomik etj.

 

TemA TV është televizioni ku çdokush gjen veten!

 

TemA TV, tema juaj!

Scroll to Top