MC Networking

Ndërtesat e dëmtuara/ Rama-ndërtuesve: Do rindërtoni një më një pallatet, mos kujtoni se do të ikni

Kryeministri Rama gjatë takimit me ndërtuesit në bashkinë e Durrësit i bëri të qartë atyre se ose të rregullojnë pallatet që kanë në përgjegjësinë e tyre ose do të futen në burg.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë direktivat për Shtabin e Emergjencave në Durrës, duke kërkuar në radhë të parë të gjithë investitorët që kanë ndërtuar pallatet që janë të dëmtuara.

Në këtë mënyrë Rama i ka kërcënuar hapur ndërtuesit e këtij qyteti duke i bërë presion që të rregullojnë dëmet e shkaktuara nga ndërtimet e tyre.

“Ky është vendimi i popullit, ata ndërtues që i janë shembur ndërtesat e bëra prej tyre do të shkojnë në burg, në rast se kemi të bëjmë me një dëm sipërfaqësor të gjithë juve ju takon ta riparoni dëmet duke pasur parasysh standardet teknike.

Muret do të riparohen tërësisht. Nëse nuk e bëni vet, do të thotë që do i bini në qafë tasksapaguesit, që do i bëni dëm shtetit. Ju do të lehtësoni shumë veten, edhe neve po ashtu prandaj mos humbni kohë.

Unë nuk dua tja di fare si është situata e juaj ekonomike sot, më mirë ndërtoni ato që janë në përgjegjësinë tuaj se sa i humbni edhe ato që keni. Po i bie shumë shkurt se sdua të bëj filma.

Më vjen shumë keq për atë që ka ndodh sa s’ndjej asnjë keqardhje për asnjë prej jush. Nuk mundet dot që pastaj mos të bësh minimumin që mos të bëni ndërtesat  e të mos jetë i gjerë sa të jetë kolona, është e pafalshme. Sot ka mënyra të ndryshme. Ne do të kemi standardet do keni supervizor mbi kokë, e bëtë punën nga ana jonë do jeni në rregull. Mos kujtoni se do të ikni dhe nuk do të jepni llogari nesër. Shumë faleminderit", u shpreh Rama. 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top