MC Networking

Tërmeti, 750 të lënduar kanë marrë trajtim në spitalet e Tiranës dhe Durrësit

Shkon në 750 numri i të lënduarve nga tërmeti që kanë marrë trajtim në spitale, nga të cilët 660 vetëm në spitalin e Traumës dhe Durrësit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht janë të shtruar 65 të lënduar, gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar, përveç 3 personave që paraqiten në gjendje më të rënduar.

Përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spitale, janë 572 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti që po marrin trajtim në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura. Ndërsa 145 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampeve të emergjencës në Tiranë dhe Durrës. Me ekipet e ngritura në terren është siguruar pajisja me medikamente për të sëmurët kronikë.

Urgjenca kombëtare ka përballuar 3745 thirrje për ndihmë që nga momenti i rënies së tërmetit dhe ka realizuar 937 misione me autoambulancë.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top