MC Networking

Behgjet Pacolli dhuron 1 milion euro. Rama: Rrofsh e qofsh! (VIDEO)

Pasojat dramatike të tërmetit kanë solidarizuar qytetarë të shumtë, të cilët kanë ofruar ndihma financiare për të rindërtuar zonat e prekura. Së fundmi, Behgjet Pacolli bashkë më dy djemtë e tij, ka dhuruar 1 milion euro për ndërtimin e banesave të rrënuara.

"Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale. Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti”- deklaron Pacolli.

Ndërkaq, Pacolli thekson se ky donacion do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.

Më tej, Behgjet Pacolli deklaroi se pranoj edhe qindra familje në Prishtinë, derisa situata t’i kthehet normalitetit.

Menjëherë pas këtij lajmi, ka reaguar edhe kryeministri Rama, duke e falenderuar Pacollin.

RROFSH e QOFSH me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do e bardha zemër O BEHGJET PACOLLI”-reagon Rama.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top