MC Networking

Një në tre gra ka përjetuar dhunë fizike ose seksuale

Një e treta e grave dhe vajzave në botë përjetojnë dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së tyre. Gjysma e grave të vrara në të gjithë botën janë viktimë e partnerëve ose familjes së tyre. Dhuna si shkak i vdekjes së grave në moshë riprodhuese qëndron në të njëjtin nivel me kancerin. Për shkak të dhunës kanë probleme shëndetësore më shumë gra sesa numri i femrave që mbeten me pasoja nga aksidentet rrugore dhe malarja të marra së bashku.

Shifrat tregojnë se dikush rreth teje, një pjesëtar i familjes, një bashkëpunëtor, një mik, apo edhe vetë tij je viktimë e abuzimit”, tha sekretari i Përgjithshëm António Guterres në mesazhin e tij për të shënuar Ditën.

"Dhuna seksuale ndaj grave dhe vajzave është rrënjosur në shekuj dominimi mashkullor", shtoi ai, duke kujtuar se stigma, keqkuptimet, mosdenoncimi dhe zbatimi i dobët i ligjeve sjellin pandëshkueshmëri në rastet e përdhunimit.

"E gjithë kjo duhet të ndryshojë ... tani", tha shefi i OKB-së.

Shtohen urdhrat e mbrojtjes në Shqipëri

Në Shqipëri, dhuna ndaj gruas përbën shumicën dërrmuese të rasteve të denoncuara. Sipas policisë së Tiranës, gjatë vitit 2019  janë denoncuar në polici 3619 raste të dhunës në marrëdhëniet familjare, nga këto 2812  kanë qenë gra e vajza. 

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, ka një rënie të lehtë të rasteve të denoncuara. Gratë dhe vajzat kanë denoncuar 2757 raste dhune, pra 55 raste më pak se vitin e kaluar. Megjithatë, duhet marrë parasysh fakti se në shumë raste, dhuna e ushtruar mbi femrat, në çfarëdo forme qoftë kjo, nuk denoncohet.

Ajo që vihet re në statistikat e policisë është rritja e ndjeshme e urdhrave të mbrojtjes, të lëshuara pas denoncimeve të grave dhe vajzave.

Për vitin 2019 janë lëshuar 2201 urdhra mbrojteje, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2018 janë lëshuar 2311 urdhra mbrojteje.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top