MC Networking

Aksioni i AKU për sigurinë ushqimore: 170 kontrolle, 64 masa administrative e 170 kg produkte të bllokuara

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer një sërë kontrollesh dhe ka marrë masa ndaj subjekteve të cilët janë gjetur në shkelje të dispozitave ligjore, gjatë aksioneve për kontrolle ushqimore.

Si rezultat i aksioneve, AKU sqaron se “janë kryer 170 kontrolle zyrtare tek Stabilimentet e Operatorit të Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve). Është vendosur 1 masë administrative “Gjobë” me vlerë totale 300.000 lekë, Janë vendosur 64 masa administrative “Paralajmërim” si dhe janë lënë detyra për plotësimin e mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve, janë marrë 23 mostra për kryerjen e analizave laboratorike, janë asgjësuar me kërkesë të subjektit 24,2 tonë produkte ushqimore të pasigurta për konsum me kërkesë të subjekteve (nënprodukte mishi, nënprodukte qumështi, çajra, kafe). Janë bllokuar 170 kg produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum human”, njoftohet nga AKU.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top