MC Networking

Këndet e lojrave në Tiranë/ KLSH: Nuk plotësojnë kushtet dhe standardet e duhura

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka realizuar një auditim përkitazi me këndet e lojrave në Tiranë, nga ku ka rezultuar se një pjesë e konsiderueshme këndeve nuk plotësojnë as standardet më minimale dhe janë tejet  të amortizuara. Gjithashtu sipas KLSH-së, problem mbetet dendësia e fëmijëve për një kënd lojërash pasi rezulton që  janë 4408 fëmijë që duhet të përdorin një kënd.

Në raport për “Parqet Rekreative në Tiranë -Këndet e Lojërave”, theksohet se prej vitit 2016 janë ndërtuar 26 kënde lojërash të rinj kryeqytet, por  një pjesë e konsiderueshme nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret duhura. Gjithashtu  në raport thuhet se janë evidentuar kënde lojërash ekzistues të cilat janë plotësisht të amortizuar dhe nga ana e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit  nuk është marrë asnjë iniciativë për riparimin dhe kthimin e tyre në gjendje funksionale.

Madje shumë shqetësues është fakti se 32 kënde lojërash të përfunduar dhe në proces, kanë një dendësi mesatare prej 4.408 banore të moshës 0-14 vjeç që shfrytëzojnë një kënd. Nisur nga këto konstatime Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon Bashkisë së Tiranës të hartoj dhe miratoi një Plan minimalisht 3-5 vjeçar sipas rregullores dhe përgjegjësive, si edhe të ngrejë një grup pune, me synim studimin e hapësirave publike, të cilat do të jenë në funksion të komunitetit.

Po ashtu në raport theksohet se Bashkia Tiranë nuk ka një studim të mirëfilltë për hapësirën e parashikuar lidhur me parqet rekreative e veçanërisht për këndet e lojërave.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top