MC Networking

Studimi: Ata që janë mbi 40 vjeç nuk duhet të punojnë më shumë se 3 ditë në javë

Ata që janë mbi 40 vjeç nuk duhet të punojnë më shumë se 25 orë në javë.

Një studim i kryer nga Universiteti i Melburnit në Australi e cilëson të rrezikshme për shëndetin punën mbi tre ditë në javë për moshat mbi 40 vjeç.

Në funksion të studimit janë testuar 3000 meshkuj dhe 3500 femra.

Rezultatet e dala jaën krahasuar me zakonet e tyre të punës.

Të punosh më shumë se tre ditë në javë kur je mbi 40 vjeç mund të ndikojë në funksionet konjitive, për shkak të stresit që i shtohet lodhjes fizike dhe psikologjike.

Megjithatë, edhe e kundërta mund të jetë e dëmshme. Të punosh më pak se tre ditë mund të jetë gjithashtu e dëmshme. Kj sepse është shumë e rëndësishme mbajtja në gjendje aktive e trurit nëpërmjet stimujve që ofron puna.

Në fakt, moshat mbi 40 janë të ashtuquajturit individë “sanduiç”. Kjo moshë përballet me shumë probleme njëkohësisht, krahas punës së përditshme, si kujdesi për fëmijët dhe ai për prindërit e moshuar.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top