MC Networking

Zaev: Moshapja e negociatave mund të prodhojë pasoja dramatike në Ballkan, ndihem i zhgënjyer

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u druhet situatave dramatike që sipas tij mund të prodhojë mosgatishmëria  e BE për t’i hapur dyert për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndihem i zhgënjyer”, është shprehur ai në një intervistë për New York Times.

Gazeta kujton faktin se vetëm dy muaj më parë, lideri i Maqedonisë së Veriut ishte në majën e popullaritetit, i mbështetur nga liderët botërorë, i lavdëruar nga OKB-ja për arritjen e marrëveshjes së Prespës, madje edhe një nga kandidatët e mundshëm për Nobelin e Paqes.

Kryeministri Zoran Zaev vuri në lojë karrierën e tij politike dhe të ardhmen e vendit të tij për zgjidhjen e një mosmarrëveshje tre-dekadëshe me Greqinë fqinje për çështjen e emrit. Dhe përmes një diplomacie shpesh të mundimshme dhe kundër shanseve të mëdha, ai ia doli. Por ndërsa qëndron ulur jashtë zyrës së tij në kryeqytet, Shkup, të gjitha duken kaq larg”, nis shkrimi i New York Times.

Siç shprehet më tej autori i shkrimit, Marc Santora, “ndryshimi i emrit pritej të shtronte rrugën drejt anëtarësimit në BE, por muajin e kaluar Franca votoi veton në në diskutimin e hapur për këtë çështje, duke argumentuar se procesi i zgjerimit duhet të rishikohet”.

Ai vendim i papritur e tronditi qeverinë maqedonase, dhe për më tepër po lëkund status quo-në në një rajon ku paqja nuk ka qenë e lehtë që nga fundi i luftërave në ish-Jugosllavi.

"Kjo më shkatërroi personalisht, psikologjikisht ... Brenda vetes ndihem i thyer", thotë Zaev, duke shtuar se është i shqetësuar "jo vetëm për veten e tij, por për stabilitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor".

"Nacionalizmi dhe radikalizmi mund të ngrihen përsëri. Ekziston rreziku që të hapen përsëri konflikte brenda vendeve. Gjithashtu mund të hapen përsëri edhe konflikte midis vendeve", thotë Zaev. I pyetur se pse vendosi të thërrasë zgjedhjet e parakohshme, Zaev thotë se nuk kishte zgjidhje tjetër.

"Nëse nuk bëjmë zgjedhje të parakohshme, nacionalizmi do të rritet. Unë jam i shkatërruar", përfundon ai.

 

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top