MC Networking

Miratohet rezoluta kundër dhunës seksuale ndaj vajzave në Shqipëri/ Çdo ditë mbi 10 veta viktima të dhunës

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) dhe CRCA/ECPAT Shqipëri organizuan për të dytin vit radhazi, Samitin e Vajzave, një event ky që inkurajon vajzat anembanë Shqipërisë që të marrin në konsideratë të ardhmen e tyre në vendimmarrje.

Në Shqipëri jetojnë mbi 340,000 mijë fëmijë-vajza deri në moshën 19 vjeç, të cilat kërkojnë dhe presin që Qeveria, Bashkitë dhe institucionet e tyre të tregojnë më shumë kujdes dhe vëmendje përkundrejt tyre.

Në Samit theksi u vendos mbi një ndër fenomenet më shqetësues për vajzat në Shqipëri, atë të dhunës seksuale. Sipas raporteve të Policisë së Shtetit, vetëm gjatë vitit 2018 të dëmtuara nga dhuna kanë qenë 3690 gra dhe vajza ose 73.4% të numrit total të viktimave të dhunës. Rezulton se çdo ditë mbi 10 vajza dhe gra, janë viktima të dhunës në Shqipëri. Ndërsa përsa i përket dhunës seksuale, rreth 11 % e fëmijëve në Shqipëri, shumica e tyre vajza.

18 Nëntori shënon edhe Ditën Europiane kundër Dhunës Seksuale të Këshillit të Europës.

Në këtë kuadër vajzat pjesëmarrëse në Samitit miratimin e Rezolutës për Parandalimin dhe Dënimin e dhunës Seksuale ndaj Vajzave në Shqipëri, e cila në bashkëpunim me Aleancën e Grave Deputete dhe Nën-Komisionit Parlamentar për Dhunën në Familje, do t’i dorëzohet Kuvendit të Shqipërisë për konsideratë.

Vitin e kaluar, Shqipëria nisi traditën e organizimit të Samitit të Vajzave. Qëllimi i Samitit është fuqizimi, angazhimi dhe mbështetja e vajzave nga mosha 15-21 vjeç për t’u angazhuar që herët në politikë-bërje dhe vendim-marrje, për t’u bërë kështu zëri i vajzave dhe të drejtave të tyre në Shqipëri.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top