MC Networking

Tirana lëkundet sërish nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë është ndier në vend me epiqendër kryeqytetin e vendit, Tiranën.

Sipas IGJEUM-it, epiqendra ishte në Derje, 15 km në lindje të Tiranës me thellësi 29 km.

Lëkundjet e tërmetit, pavarësisht se relativisht të lehta kanë shkaktuar panik te qytetarët, sidomos prej përvojës së para dy muajve, prej të cilit pati disa të lënduar, dëme të konsiderueshme material dhe shumë panik.

Nuk ka të dhëna për dëme apo të lënduar.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top