MC Networking

Meta: Presioni politik ndaj KED-së dhe Vitore Tushës, skandaloz

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar duke dënuar sulmet politike në adresë të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Meta paralajmëron se shumë shpejt do të publikohen nëpërmjet një videoje provat e presionit politik mbi Gjykatën Kushtetuese dhe KED, përgjegjës për të cilin ai bën Ardian Dvoranin.

Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!”, shkruan Meta.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top