MC Networking

Situata dramatike/ Meta ftesë opozitës: Ejani në takim brenda datës 20!

Pas deklaratave për shpërndarjen e Parlamentit me një dekret dhe përplasjes me maxhorancën për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dërguar një letër 9 partive që u larguan nga Parlamenti, të cilave u kërkon takim urgjent për “situatën dramatike” që është krijuar në vend.

Letra e Metës i është drejtuar kreu të PD-së, Lulzim Basha, dhe për dijeni, kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, kreu të PR-së, Fatmir Mediu, kryetari të PAA-së, Agron Duka, kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetarit të PDK-së, Nard Ndoka, kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, po ashtu dhe Shpëtim Idrizit të PDIU-së dhe Shpëtim Axhamit të Legalitetit.

Në letër theksohet se: “I nderuar zoti Basha, nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjitha kryetarëve të Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019”, thuhet në letrën e kreut të shtetit.

13.05h-  Presidenca: Meta takim me partitë që braktisën kuvendin

Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt  2019” tha sot zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Pyetur nga gazetarët lidhur me një lajm që qarkullon në media për një sërë nismash dhe vendimesh shumë të rëndësishme që do të ndërmarrë në ditët në vijim Presidenti i Republikës Ilir Meta, Këshilltari për Mediet dhe zëdhënësi, Tedi Blushi bën me dije se: “Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e partive parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi”.

Ai shtoi se “padyshim Presidenti do të ketë edhe të tjera iniciativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme”.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top