MC Networking

Sigurimi 10-vjeçar, ndërtuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve (VIDEO)

Tërmetet e që prekën vendin gjatë muajit shtator nxitën qeverinë të hartojë nxitimthi një ligj për sigurimin e ndërtimëeve dhe banesave të qytetarëve. Ligji në fjalë detyron që ndërtuesit të mos bëjnë akt shitje ndaj blerësit pa garantuar edhe kontratën 10-vjecare të sigurimit. Por sipas kreut të shoqatës së ndërtuesve, Arben Dervishaj shprehet se në ligj ka ende paqartësi sa i përket zbatimeve duke kundërshtuar vendimin aktual.

“Ne normalisht që e kemi kundërshtuar, jo se jemi kundër sigurimeve, por nuk mund të bëhet vetëm me ne, por do të duhet të ishin tre faktor, sepse këtu janë shteti, shoqëria e sigurimeve dhe ndërtuesi, ku normalisht mungon edhe i katërti-qytetari.  Nuk flitet për 10 vjet, se ja çfarë do zgjidhim për dhjetë vjet, janë defektet, kur ndërtuesit i kanë mbajtur gjithmonë nën përgjegjësinë e tyre, ose i kanë riparuar çdo defekte që kanë, edhe pse ka periudha garancie të caktuar për një objekt, por do të ishte një qikë më e thelluar që te futeshin edhe qytetarët, sepse çfarë do të ndodh pas dhjete vjetësh, të futej skema e sigurimit të tërmetit, sepse pas dhjetë vitesh mund të bjerë tërmet, atëherë si i bie?”

Sipas Dervishaj qeveria ende nuk ka bërë publik tavanin e përqindjes së sigurimit duke krijuar një rrezik të blerësit në rritjen drastike të cmimeve të apartamenteve.

“Qeveria ka përcaktuar në vendim vetëm dyshemenë, kur normalisht do të duhej të vinte edhe tavanin. Sepse e gjitha kjo, nëse në fund do të jenë tavanet e larta dhe një kosto që e rëndon ndërtuesin, dhe pastaj ai do t’ia tranferoi blerësit, sepse nëse do flasim për një apartment 100 mijë €uro, i bie që të jetë një mijë €uro për 10 vjet. Por nuk flitet për një apartament, por mund të ketë 60 apartamente, pra shihet që është një kosto shtesë 60 mijë €uro që do ta bëj ndërtuesi, dhe karshi ndërtimit, me të thënë të drejtën, ka vazhduar rritja e barrave fiskale”.

Ndërkohë që edhe kompanitë e sigurimeve shprehen jashtë kamerave të paqartë për zbatimin e ligjit, duke konfirmuar se asnjë pronar apartamenti nuk është paraqitur ende për procedura, dhoma e noterëve ka paralajmëruar se nuk do të pranojë asnjë protokollim shitje pa kontratën e sigurisë.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top