MC Networking

Palmer apel politikës: Dialog për miratimin e reformës zgjedhore në Shqipëri

I dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer është në Davos ku po zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror .

Nga ky takim, Palmer ka apeluar sërish për dialog mes palëve për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri. Ai u shpreh se e mirëpret një dialog të palëve për të arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Duke folur për Shqipërinë, Palmer thotë se “është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike. Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërish drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top