MC Networking

Nuk kalon dot testin e vetingut zyrtari i parë nga policia

Ngec në ‘sitën’ e vettingut Oltion Sehu, Shefi i Sektorit të Ankesave (SHÇBA).

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka shkarkuar Shehun, pasi nuk mund të justifikonte dot pasurinë.

Shehu pati vështirësi për të justifikuar me burime të ligjshme pasurinë e tij e përbërë nga një shtëpi dy-katëshe dhe një makinë, ndërsa u justifikua para trupës gjykuese me punën në sektorin informal të ekonomisë në profesione të ndryshme si punonjës bingoje, kamarier dhe menaxher hoteli.

Procesi i rivlerësimit kalimtar të punonjësve të policisë, i njohur si “Vetingu në Polici” nisi të martën në Tiranë ku Oltjon Shehu, ish drejtor dhe aktualisht shef zyre, dha llogari për burimet e pasurisë së tij familjare si dhe për aftësitë e tij profesionale.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top