MC Networking

"Meritonim fitoren", Lerda: Kartoni i verdhë ndaj meje ishte i drejtë

Pas barazimit me Kukësin në stadiumin “Selman Stërmasi”, trajneri i Partizanit, Franco Lerda, ka dhënë një intervistë për mediat. 

A ishte barazimi rezultati më i drejtë?

Jo. Barazimi nuk ishte rezultat i drejtë, sepse meritonim tërësisht fitoren, pasi zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer. Sipas meje, djemtë zhvilluan një garë të bukur qysh prej fillimit. Patëm 4-5 raste për të shënuar, por ishim pa fat dhe tani thjesht duhet të përgëzoj lojtarët.

Keni vërejtje për arbitrimin?

Them se u ndodh të gjithëve të gabojnë. Mua të parit, futbollistëve, kështu që mund t'u ndodhë edhe arbitrave, por pa dashur të hyj në polemikë, arbitri mund të kishte ndërshkuar me karton ndërhyrjen ndaj Alban Hoxhës, por ashtu e pa të arsyeshme dhe tashmë s'ka problem. Por loja do të kishte shkuar ndryshe, pasi do të ishte kartoni i dytë i verdhë për Kukësin dhe do të ishim në superioritet numerik për pjesën e mbetur të lojës. Dhe ky nuk është justifikim.

A është Partizani në rrugë të mbarë për vend të parë?

Sapo e përmenda që duhet të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë.

Mungesa e golit?

Shpresojmë që nëse vazhdojmë me këtë lojë, të shënojmë herën tjetër.

Pse kryet vetëm një zëvendësim?

Sepse skuadra ishte mirë dhe nuk e pashë të arsyeshme të bëja zëvendësime të tjera.

Kartoni i verdhë ndaj jush?

Kartoni që mora ishte i drejtë, pasi dola nga zona e caktuar dhe e meritoja.

/ TemA TV /

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top