MC Networking

Nuremberg për komunizmin? Ish.zv.kryeprokurori i Rusisë: Idetë nuk mund të gjykohen (VIDEO)

Procesi i Nurembergut njihet si gjykimi më i madh në historinë e njerëzimit.

Gjyqet ushtarake të ngritura nga forcat aleate shqyrtuan krimet e Luftës së Dytë Botërore dhe holokaustin, në bazë të ligjeve ndërkombëtare dhe atyre të luftës.

Nurembergu i pasluftës është në qendër të romanit kronik “Në jetë të jetëve”, të ish-zëvendësprokurorit të Përgjithshëm të Rusisë, Aleksandër Zviagincev.

Jurist në profesion, me një lidhje të fortë me historinë dhe letërsinë, Zviagincev është aktualisht zv.president i Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve.

Në një intervistë për Tema TV, Zviagincev flet për Luftën e Dytë Botërore, rolin e Bashkimit Sovjetik gjatë saj dhe atë që më pas do të quhej gjyqi i popujve.

Ai gjithashtu ndalet edhe në ndarjen ideologjike mes nazizmit dhe komunizmit dhe shpjegon pse nuk pati një Nuremberg për krimet e komunizmit.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top