MC Networking

Intervista/ Çmimi “Nobel”, Piro Misha: Peter Handke, autor i talentuar dhe i rëndësishëm, por duhej të kërkonte falje (VIDEO)

Dhënia e çmimit Nobel shkrimtarit austriak Peter Handke ditët e fundit ngjalli shumë polemika, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën.

Një figurë shumë e polemizuar për mbështetjen që i dha serbëve gjatë luftërave në Jugosllavi, në vitet 90 dhe mbështetja e tij për ish-liderin serb Slobodan Milloshevic bëjnë që të ngrihen pikëpyetje për “Nobeli”-n. 

Drejtuesi i Bibliotekës Kombëtare, publicisti dhe botuesi Piro Misha flet pikërisht për këtë debat të ngritur dhe atë nëse është kompromentuar në fakt çmimin Nobel, domethënia dhe simbolika e tij këto vitet e fundit.

Ndërsa përmend edhe Olga Tokarczuk, gjithashtu fituese të çmimit Nobel në letërsi, Misha ndalet në botimin e veprës së saj në shqip nga Instituti për Dialog dhe Komunikim, si dhe mundësinë e botimit të ardhshëm të Handke.

Ai flet edhe Ismail Kadarenë përballë çmimit Nobel,  por edhe për gjendjen e librit shqip sot, politikat në botimin e tij dhe gjendjen ku ndodhet Biblioteka Kombëtare.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top