MC Networking

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ vendos rinumërimin e votave në 303 qendra

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur rinumërimin e votave në 303 qendra.

KQZ e ka argumentuar këtë vendim me disa probleme teknike sa i përket vendosjes së të dhënave nëpër formularë.

Ndërkohë, PZAP-i dje ka shpallur të pavlefshme ankesat e LDK-së, PDK dhe Nismës, të cilat kanë kërkuar rinumërim të votave në gjithë Kosovën.

Në zgjedhjet e së dielës, Vetëvendosje e Albin Kurtit u shpall partia fituese, megjithatë ajo ka një diferencë të ngushtë me LDK-në.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top