MC Networking

"Ikja e trurit", BB: 40% e shqiptarëve në emigrim, me arsim të lartë

Rreth 40 % e atyre që kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria janë me arsim të lartë.

Kjo del nga një raport i Bankës Botërore, sipas të cilit, faktorët që i detyrojnë shqiptarët me arsim të lartë të largohen nga vendi ynë lidhen me paga më të larta, mundësi për avancim profesional, si dhe kushte më të mira jetese.

Ndërsa sugjerimi i BB për të ndryshuar situatën është përmirësim i qeverisjes dhe fuqizim i institucioneve në vendet e origjinës.

Ndërkaq, një tjetër sugjerim lidhet me nxitjen e sektorit privat dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Problematikë tjetër që konstaton Banka Botërore mbetet niveli i lartë i varfërisë, ndonëse ka patur një rritje të numrit të të punësuarve.

Duke iu referuar këtij raporti, 34.6% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, çka përbën një situatë alarmante për vendin tonë.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top