MC Networking

Helmimi i nxënësve/ DSHP: Shkak salmonela në ushqim, MA urdhër: Dyert e shkollave nuk do të hapen më gjatë pushimit

Ditë më parë rreth 50 nxënës u shtruan me urgjencë në spitalin e Shkodrës pasi kishin simptoma helmimi nga ushqimi i “Fast-Food”-i pranë Shkollës së Bashkuar “Adem Haxhia” në Postribë.

ISHP-ja dhe policia kanë nisur hetime duke marrë fillimisht në pyetje punonjësit e fast food-it.

Sipas analizave të dala nga Drejtoria e Shëndetit Publik rezulton fëmijët janë helmuar nga prezenca e lartë e salmonelës në ushqim. Nga mbi 20 mostra që janë marrë, DSHP deklaron se 16 kanë rezultuar me salmonelë.

“Shkak i helmimit ka qënë bakteri i salmonelës në ushqimin që fëmijët kanë konsumuar”, konfirmojnë nga DSHP.

 Duke marrë shkas nga kjo, lidhur me rritjen e sigurisë në ambientet e shkollave, Ministria e Arsimit vendosur urdhër, që në orarin e pushimit të madh, dyert në shkolla të mos happen më. Rregulli që dyert të mos hapen më, ka hyrë në fuqi nga sot, në të gjitha shkollat në vend.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top