MC Networking

Fiskalizimi, Malaj: Duhen hapa gradualë, nuk ecet me goditje të përqendruara (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, e sheh të domosdoshëm progresin gradual të procesit të fiskalizimit. Në një intervistë për Tema TV, Malaj shprehet se aksionet e përqendruara të qeverisë kundër informalitetit kthehen në kosto shtesë për biznesin dhe nuk e favorizojnë administratën fiskale në mbledhjen e të ardhurave.

“Po veprohet me një lloj ideje paniku dhe të gjitha rregullat shtesë qoftë për fiskalizimin, për sasinë e mbajtjes së parave në arkë, janë një kosto shtesë për biznesin, e pengojnë dhe nuk do ta favorizojnë administratën fiskale të mbledhë më shumë lekë. Ata thonë që ka ndodhur në vende të ndryshme… Ne duhet të ecim me hapa gradualë dhe të qëndrushmëe. Me aksione dhe goditje të përqendruara, ja tek jemi”, shprehet ai.  

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top