MC Networking

Presidenti çek Zeman: Më pëlqen Serbia, por nuk më pëlqen Kosova (VIDEO)

Presidenti çek Milosh Zeman u dëgjua duke thënë se "nuk i pëlqen" Kosova, ndërsa takohej me presidentin serb Aleksandar Vuçiç pas mbërritjes në Beograd, të marten, raporton Blici serb.

Zeman ndodhet në Serbi për një vizitë dyditore që pritet të përqendrohet në përmirësimin e lidhjeve tregtare midis dy vendeve.

Ai i tha zotit Vuçiç në Aeroportin e Beogradit se "më pëlqen Serbia dhe populli serb", duke shtuar më pas me zë të ulët: "dhe nuk më pëlqen Kosova".

Vuçiç nuk iu përgjigj drejtpërdrejt komentit të presidentit Zeman, por u përgjigj "faleminderit shumë".

"Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Republikës Çeke janë sot në nivelin më të lartë", ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram,me fotografi nga pritja e aeroportit.

Serbia nuk e njeh deklaratën e pavarësisë së Kosovës, por Republika Çeke është ndër 22 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që e kanë njohur Kosovën.

Më vonë ata morën pjesë në një ceremoni për vendosjen e kurorës në Monumentin e Mbrojtësve të Beogradit 1914-1918/VOA.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top