MC Networking

Basha i shkon Metës në Presidencë, Meta sot në konferencë për media

Kryetari  i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar  këtë të mërkurë presidentin Ilir Meta.

 Takimi ka zgjatur më shumë se një orë.

 Nuk dihen detaje nga takimi mes tyre, por të dy liderët takohen në kohën kur ekspertët e komisionit të Venecias kanë zhvilluar takime në Tiranë.

 Gjithashtu Meta ka paralajmëruar edhe një konferencë për shtyp ditën e sotme në orën 17:00, ku pritet të flasë për takimin me delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë lidhur me proceduart për shkarkimin e tij.

"Presidenti Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente", thuhet në një njoftim zyrtar të Presidencës.

"Të dashur miq, Në ora 17:00 ju ftoj të më ndiqni live në Facebook, në një konferencë për shtyp, me rastin e përfundimit të vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias, të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
I hapur për çdo pyetje! Gati për çdo përgjigje!",
shkruan ndërkohë Meta në Facebook.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top