MC Networking

Vera nuk ka mbaruar, nga e shtuna "Summer T" në ekranin e TemA TV (VIDEO)

Të shtunën, dt. 7 shtator në ekranin e TemA TV nis programi më i ri televiziv "Summer T".

Ronaldo Sharka këtë herë vjen si autor dhe prezantues i një programi veror, ku gjatë muajit gusht ka fiksuar me kamerën e TemA TV momentet më pikante të verës.

Me destinacionet verore më të frekuentuara si Struga, Ohri, Vlora, Dhërmiu, Saranda etj., TemA TV sjell për shikuesit intervistat eksluzive me këngëtarët më në zë të momentit, skenat e prapaskenat e performancave të tyre, turizmin veror e histori interesante nga bregdeti.

TemA TV ju fton të ndiqni "Summer T" çdo të shtunë e të diel, në orën 19:40.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top