MC Networking

Euronews/ Soreca: Shqipëria është në fund të fillimit të pranimit të saj në Bashkimin Evropian (VIDEO)

“Shqipëria është në fund të fillimit, jo në fillim të fundit, të pranimit të saj në Bashkimin Evropian”. Kështu ka deklaruar ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, gjatë një interviste për “Euronews”. Kryediplomati i BE ka cituar Winston Churchil, kur është pyetur për fazën në të cilën ndodhet Shqipëria në rrugën e anëtarësimit në BE.

Soreca ka shtuar se është bërë shumë progres, por që ka fusha në të cilat administrata e Shqipërisë duhet të punojë, siç është lufta kundër korrupsionit, krimi i organizuar dhe reforma zgjedhore.

Rreth 91% e popullsisë së Shqipërisë është në favor të hyrjes në BE, por së fundmi kanë qenë Franca dhe Holanda, që duket se kanë bllokuar hapjen e negociatave.

Kryeministri Edi Rama ka shprehu zhgënjimin e tij për situatën, duke folur për Euronews, ai ka thënë: “Ne duhet të përballemi me atë që gjithnjë e më shumë marrja e vendimeve nga Këshilli nuk është i bazuar në ato që ne bëjmë, ato vende si ne, por në situatën e brendshme ose në dinamikën e brendshme në vendet e ndryshme anëtare”.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë pasur çështje si sundimi i ligjit që ua kanë ngadalësuar ecjen në rrugën e tyre drejt BE-së.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top