MC Networking

Garanci nga të huajt, jo nga Kushtetuta, për Gjykatën Kushtetuese (VIDEO)

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpjeguar sot me video se si funksionon Gjykata Kushtetuese dhe si do të zgjidhet ngërçi i krijuar në Shqipëri.

Përmes nje videoje informuese, ambasada e SHBA thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë.

Duke kujtuar problemin e të shkuarës me ketë gjykatë, ambasada nënvizon se “shpesh parlamenti dhe presidenti nuk binin dakord për një gjyqtar dhe kjo shkaktonte vende bosh për një kohë të gjatë”.

Gjykata ka nëntë anëtarë, por pas vetingut vetëm njeri prej tyre kaloi, e ndërkohe sipas ambasadës pas reformes në drejtësi janë përcaktuar edhe kushtet se si do të plotësohen vendet e mbetura bosh dhe për këtë nuk duhet me një ujdi mes Parlamentit dhe Presidentit, pasi dera kalon me rotacion midis tyre dhe Gjykatës se Lartë.

Mesazhi i Ambasadës së SHBA

Në videon e kaluar, ju mësuat mbi procesin e vetingut. Këtë javë, ne do të flasim për Gjykatën Kushtetuese. Shihni këtë video për të mësuar se si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top