MC Networking

Rama për Euronews: Nëse Maqedonisë së Veriut i hapen negociatat dhe Shqipërisë jo, e dëmshme për rajonin (VIDEO)

“Europa nuk po vështron më nga Lindja. Procesi i zgjerimit të BE drejt Ballkanit duket se po pëson një goditje”. Këtë gjë e thekson kryeministri shqiptar, Edi Rama, në një intervistë për rrjetin informativ paneuropian, Euronews, duke shprehur shqetësimin për precedentin që po përjeton Maqedonia e Veriut në krahasim me vendin e tij për negociatat e anëtarësimit, një fakt që sipas tij mund të destabilizojë të gjithë  rajonin.

Kryeministri Edi Rama paralajmëron vendet e Bashkimit Europian se do të jetë e dëmshme për rajonin nëse nisin bisedimet e pranimit për Maqedoninë e Veriut para Shqipërisë.

"Do të ishte shumë e dëmshme për rajonin dhe në të njëjtën kohë do të ishte e padrejtë. Po Maqedonia bëri progres dhe meriton të vlerësohet sepse e meriton por pyetja është: A na duhen konflikt për tu vlerësuar për atë që bën", u shpreh kryeministri në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Euronews Jack Parrock nga rezidenca e tij verore në Dhërmi.

Të dy shtetet po presin që liderët e Bashkimit Europian të mbështesin kërkesën e komisionit Europian për të hapur bisedimet, por Franca, Holanda dhe Danimarka bëjnë rezistencë daj çdo lëvizje drejt zgjerimit të BE-së duke shtuar vende të reja.

”Duhet të marrim parasysh faktin që gjithmonë e më shpesh procesi vendimtar i Këshillit nuk bazohet mbi ato që bëjmë, për ato që bëjnë vende si tonat, por mbi situatën e brendshme ose dinamikën e brendshme politike të shteteve të ndryshme anëtare”, deklaroi Rama.

Sipas rezultateve të një hetimi të Këshillit Europian, opinion publik i BE-së po bëhet gjithnjë e më kundërshtues përballë vendeve të reja pretendente për anëtare. Frika ndaj migracionit janë rritur me përfshirjen e Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë, por më tej opinioni publik ka ende shumë pengesa që Shqipëria duhet të kalojë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ka shumë fusha për të cilat institucionet shqiptare në kompleks duhet të vazhdojnë punojnë, thekson ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë. Lufta e përditshme kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiku i drogës që po ndryshon taktikë.

”Por, anëtarësimi në BE është pikësynimi i Shqipërisë”, siç e shpjegon vetë kryeministri.

”Për ne Europa nuk është thjesht një proces burokratik, një grup vendesh të zhvilluara në të cilat ëndërrojmë të përfshihemi, për ne është ajo që ishte për Etërit Themelues që e krijuan atë si një projekt paqeje dhe bashkëpunimi”, theksoi kryeministri Rama.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top