MC Networking

Retrospektivë/ Zef Paci: Fotografitë e Kolë Idromenos, më të avancuara se pikturat e tij (VIDEO)

 “Autoportret”, “Portret i Mati Kodhelit”, “Motra Tone”, “Dasma Shkodrane” apo “Dy rrugët” janë ndër pikturat e paraqitura në ekspozitën retrospektive të Kolë Idromenos, ku për herë të parë prezantohen edhe një portret i rrallë i vitit 1927 i klerikut Ernest Çoba apo tabloja “Kur hyn dreqi në shtëpi”.

Por përveç pikturave të artistit, publiku ka mundësinë të shijojë edhe fotografi të Kolë Idromenos apo disa vizatime të tij.

Për studiuesin e artit, Zef Paci, Idromeno shfaqet si një artist multidimensional, ndërkohë që një pjesë e veçantë, ku publiku duhet të ndalet së shumti janë fotografitë e realizuara prej tij, për studiuesin, shumë më moderne dhe më të avancuara se pikturat.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top