MC Networking

Jep dorëheqjen Ramush Haradinaj: Paraqitem në Hagë si qytetar i Kosovës (VIDEO)

Jep dorëheqjen kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.  Ai e bëri të ditur këtë vendim në fund të mbledhjes  së qeverisë, duke sqaruar se arsyeja e këtij vendimi është një thirrje që ka marrë për t’u paraqitur Gjykatën Speciale si i dyshuar.

Dorëheqja është e parevokueshme. Jam ftuar që të intervistohem si i dyshuar nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës Speciale. Kam vlerësuar se atje nuk mund të paraqitem si kryemintër, por si një qytetar i Kosovës – do të paraqitem javën e ardhshme. Nuk është një vendim i lehtë, por edhe ndaj të gjithëve – ky është realiteti unë nuk e kam zgjedhur këtë realitet”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se Kosovës po i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia. Ai ka ripërsëritur qëndrimin se taksa ndaj Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës mbetet çmimi i njohjes dhe e ka quajtur të gabuar mungesën e unanimitetit të lidershipit të Kosovës në lidhje me këtë çështje.                 

                                                                                                                                                

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top