MC Networking

Basha: 13 tetori, mundësi për daljen nga kriza (VIDEO)

Opozita dhe presidenti Meta e shohin 13 tetorin si një mundësi për daljen nga kriza.

Pas një takimi që pati me kreun e shtetit në Presidëencë, kreu i demokratëve, Lulzim Basha, tha se opozita është e gatshme për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës.

Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike, përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zgjedhjeve lokale dhe sic është shprehur politikisht edhe përmes zgjedhjeve presidenciale që nënkupton ndryshimet kushtetuese. Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e presidentit dhe shqetësimin e tij, i kam bërë të qartë që PD dhe opozita e bashkuar janë në këtë betejë për njerëzit. Që zgjedhjet e ardhshme, ndryshe nga farsa e 30 qershorit duhet të jenë për njerëzit dhe jo për partitë, dhe aq më pak për Ymer Lalët dhe shokun e tyre, bab lokun e madh dhe oligarkët. Në këtë funksion opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për ti garantuar shqiptarëve të drejtën e votës që është dhunuar dhe tjetërsuar përtej çdo përfytyrimi”, tha Basha.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top