MC Networking

da'Sara / Arian Sukniqi: Balerinët e teatrove botërorë në një gala “Moulin Rouge” (VIDEO)

Shfaqja e baletit “Takohemi në Moulin Rouge” vjen mbrëmjen e sotme në skenë me emra të mëdhenj të skenave botërore. Në amfiteatrin e Tiranës pritet të performojnë artistë të njohur nga Moska, Kiev, Berlin, Havana, Milano, Tokio, Athinë, Sofje dhe Amsterdam. Drejtor artistik i shfaqjes Arian Sukniqi shprehet se do të jetë një mbrëmje madhështore nën magjinë e artit botëror.

“Moulin Rouge”, e cila ishte streha më e ngrohte ku takoheshin e ndërtonin shfaqje artistët, ketë here do të zhvendoset tek Amfiteatri për te sjelle magjinë e baletit klasik e modern, nën performacen e balerinëve të suksesshëm nga disa vende të botës. “Nuk do të zhgënjehet askush”. Ketë premtim e bën regjisori Arjan Sukniqi.

Surpriza do të jete një kërcim nën muzikën folklorike  të Shqipërisë së veriut.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top