MC Networking

Bushati: Zgjedhjet e djeshme, si zgjedhja e Bashës në krye të PD-së para dy vitesh (VIDEO)

Ish-anëtarja e kryesisë së PD-së, Endira Bushati, i sheh zgjedhjet e mbajtura dje si një provë e dështimit të demokracisë. Në një intervistë në studion e lajmeve në Tema TV, Bushati tha se pavarësisht  se nuk solli zgjedhje pluraliste, 30 qershori mbyll mundësitë për pazare politike. 

Nga pikëpamja ligjore janë zgjedhje të vlefshme, sepse ligji shqiptar nuk vendos një përqindje të caktuar për pjesëmarrjen. Nga pikëpamja demokratike nuk mund të quhet dita më e ndritur e pluralizmit shqiptar. Edhe sikur PD të kishte marrë pjesë në zgjedhje, për mua është një dështim i demokracisë. Këto zgjedhje vërtetuan se demokracia si sistem ka dështuar sot. Është një ditë e zymtë, por ka një avantazh. Me këtë 30 qershor mbyllen hapësirat që përmes marrëveshjeve të bëheshin pazare politike që mbeten të errëta për publikun. Pra është mbyllja e një precedenti”, tha ajo. 

Bushati tha se këto zgjedhje delligjitimuan përfundimisht lidershipin e PD-së.

PD është në dilemë ekzistenciale. Ka një kryetar të deligjitimuar. Pyetja është a ka më PD dhe kush do ta mundë Edi Ramën. Nuk kemi as gjykata. Kush do ta kontrollojë Edi Ramën, Lulzim Basha me Monika Kryemadhin?”, tha ajo.

Për ish-anëtaren e kryesisë së PD-së, kjo parti ka nevojë për reformim të thellë. Ajo madje e krahasoi votimin e djeshëm për qeverisjen vendore me zgjedhjet e PD-së dy vjet më parë, nga të cilat Basha u rikonfirmua në krye të partisë.

Ikja e Lulzim Bashës nuk mjafton nëse nuk largohet edhe fryma e tij. Të vetmit kryetarë legjitimë kanë qenë Sali Berisha dhe Fatos Nano. Nuk u bë garë as kur u zgjodh Basha, as kur u zgjodh Rama. Të dy ndoqën të njëjtën linjë. Zoti Rama u rikonfirmua në kundërshtim me statutin e partisë së vet, kurse Lulzim Basha bëri votime. Për analogji, zgjedhja e tij para dy vitesh ishte njësoj si votimet e djeshme. Në këtë aspekt, shkarkimi i Lulzim Bashës nga PD i shërben asaj dhe gjithë partive të tjera, që përmes këtij rasti të shkëputen nga kulti i individit”, tha ajo.

 

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top