MC Networking

Clinton në Prishtinë: NATO fitoi luftën, ju fituat paqen (VIDEO)

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Clinton tha se 20 vjet më parë, qytetarët e Kosovës patën gatishmërinë për të lënë armët në tokë dhe të për menduar për të ardhmen.

“NATO e fitoi luftën, ju fituat paqen”, u tha ai të pranishmëve që ishin mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Më pëlqen shumë dhe gjithherë do të jetë nderi më i madh në jetën time që kam qëndruar me ju kundër spastrimit etnik dhe ju jam shumë mirënjohës që jam këtu me qytetarë që kanë qenë pjesë e asaj beteje. Në zyrën time në Neë York kam një fotografi të Wesley Clark, të Toni Blair dhe fotografinë time dhe të gjithë të tjerët që ishin aty. Çdo ditë që qëndroj në atë zyrë ia kujtoj vetes se cili ka qenë qëllimi i politikës. Më kujtohen fytyrat e qytetarëve kur i takova para 20 vitesh. Në shkollën fillore në Ferizaj atë ditë e thashë, dhe dëshiroj ta them edhe sot. 79 ditë të sulmeve mund ta kenë fituar atë luftë, por vetëm qytetarët e Kosovës mund ta kanë fituar paqen. 20 vite më vonë keni bërë punë të shkëlqyeshme dhe e di se në kohë paqeje më e rëndësishmja është që të shqyrtohet se çfarë do të bëjmë më tutje”, tha ai.

 

Sot në Kosovë shënohet 20 vjetori i çlirimit të vendit 

Sot bëhen 20 vjet që kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i parapriu një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe (ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve) dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve shqiptarë.

Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson.

Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saja policore dhe ushtarake nga Kosova.

Dita e Çlirimit të Kosovës, së bashku me pavarësinë, konsiderohen si ngjarje që kanë shënuar kthesën më të madhe në histori.

Në ndër të kësaj dite, do të organizohen aktivitet të ndryshme, ku do të marrin pjesë ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Me këtë rast, nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Ndërsa nga ora 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright.

Ndërkaq në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin ‘Bill Clinton’, afër shtatores së ish-presidentit Clinton.

​Ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, do të jetë pjesë e shënimit të përvjetorit të njëzet të çlirimit të Kosovës.

Fillimisht, Clark do të pritet nga kreu i shtetit, Hashim Thaçi në një takim të paralajmëruar në ora 10:00.

Më pas, ai do të marrë pjesë në tubimin qendror në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në sheshin “Skënderbeu”.

Në orët e pasdites, do të jetë kryeparlamentari Kadri Veseli ai që do të presë në takim gjeneralin Clark.

Ndërsa, ish-komandanti i Forcave të NATO-s në Evropë do të pritet edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top