MC Networking

Presidenti Meta nis sot konsultimet me partitë për datën e re të zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta do të nisë sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Burime nga presidenca thanë për TemAtv, se takimet e para do të nisin sot në ora 19:00 me krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë. Grupimi i Qendrës së Djathtë janë partitë e para që kanë kërkuar takim me Metën.

Takimet nisin fill pas vizitës në Kosovë, ku Presidenti Meta do të marrë pjesë në festimet e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top