MC Networking

Juncker: Zgjedhjet të mbahen, përndryshe dëmtohet perspektiva europiane e vendit (VIDEO)

Presidenti i KE, Jean-Claude Juncker, në një deklarate të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama, është shprehur në favor të mbajtjes së zgjedhjeve vendore.

Pavarësisht se ditën e djeshme, presidenti i Republikës zyrtarizoi anulimin e datës së zgjedhjeve, Juncker thotë se nëse ato nuk mbahen, kjo do të dëmtonte perspektivën europiane të vendit.

“Nuk dua të ndërhyj në këtë debat të brendshëm, por ndava pikëpamjen time që nëse zgjedhjet duhet të ndodhin, askush nuk duhet t’i ndalojë që të shprehin pikëpamjet demokratike, prandaj jam në favor, pa ndërhyrje, që këto zgjedhjet duhet të zhvillohen, nëse jo do të dëmtojnë perspektivën Europiane të Shqipërisë. Jam në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë sa më shpejt, në verë apo në fillim të vjeshtës”, tha Juncker.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top