MC Networking

Basha: Ia dolëm të ndalojmë procesin fals të 30 qershorit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, thotë se opozita ia doli të ndalojë procesin fals të 30 qershorit. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar, Basha është shprehur se objektivi kryesor i PD-së dhe i opozitës së bashkuar mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama.

“Ne ia dolëm që të ndalojmë procesin fals dhe kriminal të 30 qershorit. Tashmë është e qartë që nuk do ketë zgjedhje lokale pa opozitën”, ka thënë ai.

Basha u ka kërkuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar të rrisin angazhimin publik qytetar në nivelin më maksimal. “Ne duhet të jemi gati të bëjmë detyrën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues dhe për të mos pranuar asnjë proces votimi fals, në shkelje dhe dhunim të Kushtetutës”, është shprehur ai.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top