MC Networking

Dosja "Beccheti", Avokati i Shtetit nuk e mohon dënimin e Shqipërisë

Taksapaguesve shqiptarë duket se do t’u kushtojë shtrenjtë konflikti mes shtetit dhe biznesmenit italian, Francesco Becchetti . Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg e ka dënuar Shqipërinë me 110 milionë euro gjobë për konfliktin me pronarin e Agon Chanel.

Në lidhje me këtë zhvillim, Tema TV iu drejtua Avokatit të Shtetit, Artur Metani, i cili nuk e mohoi vendimin e GJEDNJ.

Pas sekuestrimit të pronave të biznesmenit italian, ky i fundit e paditi Shqipërinë në gjykatën e arbitrazhit në Strasburg, me pretendimin se deklaratat publike që kryeministri Edi Rama ka bërë në adresë të tij për pastrim parash kanë shkelur prezumimin e tij të pafajësisë.

Beccheti e depozitoi padinë e tij në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg më 21 tetor 2015, një lëvizje kjo për të cilën qeveria shqiptare mori dijeni në 12 janar.

Në të njëjtën kohë, biznesmeni italian ngriti edhe një padi tjetër kundër Shqipërisë, me pretendimin se televizioni në pronësi të tij është sekuestruar pa të drejtë. 

Pas një kalvari të gjatë gjyqësor, gjykata vendosi të dënojë qeverinë shqiptare me një gjobë prej 110 milionë eurosh.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top