MC Networking

Buxheti për bujqësinë, Panariti: Qesharak, të zerohet TVSH (VIDEO)

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, e konsideron qesharak buxhetin prej 10.8 miliardë lekë, i akorduar për Ministrinë e Bujqësisë për këtë vit. I ftuar në studion e Tema TV (intervista e plotë), Panariti pohoi se bujqësia nuk po merr vëmendjen e duhur nga shteti dhe se buxheti i vënë në dispozicion është shumë herë më i ulët krahasuar me fondet e rajonit.

Është qesharak për një bujqësi, e cila kontribuon në PBB me 20%, merr në raport me këtë prodhim 0.05 %. Kjo është e padëgjuar dhe ka bërë që ndërmarrjet bujqësore të mos jenë më të efektshme”, tha Panariti.

Po ashtu, Panariti ka folur edhe për moskreditimin e ndërmarrjeve bujqësore, ku sipas tij bankat janë biznes dhe për pasojnë nuk marrin përsipër riskun e humbjeve.

Bankat janë biznese dhe japin kredi aty ku kanë garanci të plotë që kredia kthehet së bashku me normën e interesit. Te bujqësia që kjo të garanci të ekzistojë, kjo nuk mund të zhvillohet spontanisht. Bujqësia është shtëpi pa çati. Atëherë si arrihet kjo? Duke zbutur rrezikun e kreditimit, nëpërmjet fondeve të BE-së, nëpërmjet fondeve të buxhetit të shtetit apo fondeve të BERZH-it”, u shpreh Panariti.

Ndërsa rimbursimi i TVSH-së mbetet një problem tepër serioz në vend, ish-ministri i Bujqësisë kritikon ashpër uljen e rimbursimit të TVSH-së për fermerët nga 20 në 6%.

 

14 % nuk rimbursohet më dhe kjo shkon si rritje direkte e kostos së prodhimit. Kjo ka bërë që pikat e grumbullimit të mos jenë më të interesuara t’i blejnë prodhimet nga fermat tona, por t’i importojnë ato. Bujqësia ka nevojë të ketë një regjim fiskal sa më të lehtë, për mua pse jo, për një periudhë 5-vjeçare edhe mund të aplikohet një TVSH zero”, tha ai.  

Sipas tij, fakti që qeveria nuk po kontribuon në funksionalitetin e ndërmarrjeve bujqësore dhe sektorin në tërësi, bën që vendi ynë të jetë importues i madh.

“Shqipëria ka disa avantazhe konkurruese dhe krahasuese në bujqësi dhe duhet t’i shfrytëzojë. Për pjesën tjetër, sigurisht ne do të vazhdojmë të importojmë grurë. Ne nuk kemi avantazh konkurrues për prodhimin e grurit sepse jemi vend me sipërfaqe të kufizuar të tokave bujqësore. Ne do të vazhdojmë të importojmë vaj vegjetal, mish. Fermat tona blegtorale, ato të prodhimit të mishit, nuk janë në gjendje për të prodhuar”, shtoi Panariti.

Ndër të tjera, Panariti e shikon me skepticizëm edhe projektligjin e Korporatës së Investimeve, përsa kohë në Shqipëri ende vijon të jetë e pazgjidhur çështja e pronësisë.

 

Më poshtë, intervista e plotë

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top