MC Networking

Basha: Protestojmë sërish më 25 maj, përballje popullore me krimin në pushtet (VIDEO)

Partia Demokratike do të mbajë protestën e radhës më 25 maj, në orën 19:00. Vendimi është marrë në mbledhjen që kryesia e PD-së mbajti pasditen e sotme. Në përfundim të mbledhjes, kreu i demokratëve, Lulzim Basha, tha se opozita do të organizojë një përballje popullore me tiraninë dhe krimin në pushtet.

I bindur se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, Basha komentoi edhe kandidatët që ka paraqitur maxhoranca.

“E vërteta që mbetet është që nuk ka njeri që nuk e ka marrë vesh se Rama ka vjedhur votat, se parlamenti është produkt i votës së vjedhur. Jemi në kushtet e grushtit të shtetit. Rama ka caktuar kursin e përplasjes me popullin. Kjo duket qartë në listën e kriminelëve dhe vrasësve që ka vendosur. Kupola e Rilindjes ka vendosur si kandidatë vrasës, përdhunues, kandidatë të zgjedhur nga Ymer Lala në Dibër, që ka caktuar dy kandidatët. Shikoni çfarë zgjedhjesh bëjnë. Ymer Lala cakton dy kandidatët. Edhe formalisht vendi është me gjendje civile të masakruar. Regjistri i adresave është i masakruar, e dhe nga pikëpamja politike nuk ka zgjedhje. Votimi unanim i opozitës është përballje popullore me të gjitha format dhe mënyrat”, tha Basha.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top