MC Networking

Të dielën Maqedonia voton për presidentin e vendit

Nesër në Maqedoni mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në zgjedhje të drejtë vote kanë 1.808.131 votues, të cilët mund të zgjedhin midis tre profesorëve universitarë të drejtësisë, përfshirë njërin nga komuniteti i shqiptarëve Blerim Reka, si dhe Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski. Në rrethin e parë fitues mund të jetë kandidati i cili ka fituar shumicë votash nga numri i përgjithshëm i votuesve, gjegjësisht 904.066 vota.

Sipas nenit 81 nga Kushtetuta, nëse në raundin e parë askush nuk e merr shumicën e nevojshme, në rrethin e dytë shkojnë dy kandidatë që kanë fituar më shumë vota në rrethin e parë.

  Për zgjedhjet e gjashta presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme vendore në Ohër, Dibër dhe Novo Sellë që duhet të mbahen nesër, votuesi merr një fletëvotimi për zgjedhje të presidentit, ndërsa në tre komunat edhe një fletëvotimi vetëm për zgjedhjen e kryetarit të komunës, duke pasur parasysh se këshillat janë përbërë në zgjedhjet e rregullta lokale.

Në komunat Ohër dhe në Dibër zgjedhjet për kryetar janë shpallur për shkak të vdekjes së papritur të Jovan Stojanvskit dhe Ruzhdi Latës, ndërsa në Novo Sellë do të zgjidhet kryetar i ri, për shkak se ish kryetari Boro Stojçev dha dorëheqje prejse ishte dënuar me burg për tentim me kontrabandimin me cigaret.

Asociacioni qytetar MOST do të monitorojë zgjedhjet e nesërme me më shumë se 1 500 vëzhgues.

Gjithsej 3 150 vëzhgues vendas dhe 419 vëzhgues të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj do ndjekin votimin për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni. 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top