MC Networking

Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi krijojnë partinë “Bindja Demokratike”

Vetëm dy ditë pasi nga Kuvendi, Rudina Hajdari u vetëprezantua si kryetarja e grupit të ri demokrat në Parlament, vjen lajmi për krijimin e një partie të re në vend.

Mediat raportojnë së partia e re do të mbajë emrin “Bindja Demokratike” dhe do të shpallet publikisht ditën e martë, ditë gjatë së cilës do të bëhet edhe regjistrimi në Gjykatë.

Rudina Hajdari në këtë nismë ka padyshim mbështetjen e ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi, me të cilin edhe janë fotografuar së fundi.

Deputetja Hajdari ka mbledhur grupin parlamentar të krijuar nga deputetët e rinj dhe është diskutuar mbi regjistrimin në zgjedhjet lokale. Pikërisht në këtë mbledhje u vendos edhe krijimi i Partisë Bindja Demokratike.

Nismëtarët e Partisë “Bindja Demokratike”, kanë nisur mbledhjen e tre mijë firmave që nevojiten për të regjistruar një forcë politike të re në vend. 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top