MC Networking

Në Maltë kapet një sasi e madhe droge me destinacion Shqipërinë (VIDEO)

Një sasi e madhe kokaine është kapur në portin e Maltës, teksa destinacioni i gjysmës së drogës ishte porti i Durrësit.

Bëhet fjalë për një sasi prej 10.3 milionë eurosh kokaine, e ardhur nga Amerika e Jugut. Pakot e drogës, në total 91.25 kg, u kapën të shpërndara në tre kontenierë. Kontenieri i parë, me një sasi prej 24 kg dhe i treti me 19.25 kg kokainë, kishin për destinacionin portin e Durrësit. Një ndër kontenierët e tjerë do të nisej drejt Selanikut të Greqisë dhe kishte një sasi prej 48 kg.

Mediat në vend, raportojnë se pakot u kapën në kontenierët e portit “Freeport”. Drogat ishin kamufluar secila e një pulë në formë të animuar e cila shënjon një sërë pakosh kokaine.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top