MC Networking

Shahini pezullon Konin dhe komandon rektorin e ri/ Dekanët njëzëri: Vendim i duhur

Pas pezullimit të Mynyr Konit nga posti i rektorit të Universitetit të Tiranës, qeveria nuk vonuar së zëvendësuari në këtë post një rektor të ri. Sot u bë e ditur se bëhet fjalë për emërimin e rektorit të ri Bernard Dosti.

Bernard Dosti, aktualisht zv.rektor i Universitetit të Tiranës do të mbajë postin e përkohshëm deri në përfundimin e dhënies së vendimit të formës së prerë.

Në urdhrin e MAS që mban datën 12 prill 2019 dhe firmën e Minisres Besa Shahini po kështu është vendosur që këto kompetenca ti delegohen zëvendës rektorit të Universitetit të Tiranës. 

Kujtojmë se Mynyr Koni u pezullua me vendim të Ministres së Arsimit Besa Shahini, për shkak “të shkeljeve të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës”, akuzë e cila u bë pasi qeveria mendon se rektori nuk ka kryer detyrën e tij për përmbushjen e kërkesave të studentëve.

Pavarësisht se për Mynyr Konin, me kërkesë të ministres Shahini, do duhej të shprehej edhe Presidenti i vendit, ende nuk ka një komunikim zyrtar nga presidenti Meta, lidhur me këtë çështje.  

Dekanët e faktulteteve në Universitetin e Tiranës ranë sot njëzëri dakort me vendimin e ministres së Arsimit Besa Shahini për pezullimin nga detyra të rektorit Mynyr Koni, edhe pse e quajnë atë një vendim që duhet të ishte marrë shumë kohë më parë. Në fjalën e tij dekani i fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule tha se vendimi i ministres ishte efiçent. 

"Vendimi i ministres ishte efiçent. Konstatimet e shkeljeve të ligjit janë bërë nga KLSH, gjykatat, ministritë. Është krijuar një situatë ngërçi shumë shqetësuese. Deri më sot vlerësimi është se komentet politike e kanë vonuar situatën, e cila doli në pah nga protesta e studentëve. Janë bërë prezentë shkelje shumë flagrante në marrëveshjet dhe marrëdhëniet e pa justifikuara.

Vetën administrata e UT ka restaurura shumë lëvizje. Kam konstatuar që nga momenti ku u informua publiku se të gjithë thonë se ky vendim është jo vetëm i mirëpritur por edhe i vonuar. Tashmë pedagogët dhe studentët se sa lehtë institucioni që mëson të tjerët do mësojë të sillet në mënyrë të ligjshme. Kam bindjen që do të kemi vetëm progres ecuri dhe një angazhim për të kompensuar gjithë këto defiçensa. Tashmë UT është më i miri, i pari me diferencë të madhe nga gjithë të tjerë. Këtë ngërç të krijuar do ta heqim shumë shpejt",  deklaroi Kule.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top