MC Networking

Basha-Ramës: Shqiptarët të kanë vënë kryqin

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka nisur këtë të hënë me një postim në rrjetin e tij social të protestës së të shtunës, duke hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Basha shkruan se qytetarët ia kanë vënë “kryqin” Ramës, njëlloj siç edhe ai ka bërë ndaj shqiptarëve.

Kreu i PD, Lulzim Basha kujtoi edhe njëherë qëndrimin e Partisë Demokratike se nuk do të ndalet në luftën kundër qeverisë Rama.

"Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata! 
Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin. 
Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet!", shkruan Basha.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top