MC Networking

Gazetarja e Tema TV humb ndjenjat për shkak të gazit lotsjellës, dërgohet në spital (VIDEO)

Gazetarja e Tema TV, Eliza Gjediku, është lënduar si pasojë e gazit lotsjellës që policia hodhi gjatë protestës së pasdites para Parlamentit.

Gjediku humbi ndjenjat për shkak të sasisë së madhe të gazit lotsjellës që është hedhur në momentin që një grup gazetarësh kishin rrethuar kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Për shkak të bllokimit të rrugëve dhe turmës së protestuesve, ambulanca ka mbërritur rreth 40 minuta pasi ishte njoftuar.

Gazetarja e Tema TV  është dërguar drejt spitalit, ku ka marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, për shkak të sasisë së madhe të gazit lotjesllës, ka raportime edhe për të tjerë të lënduar.

Sipas PD, janë të paktën 15 protestues të cilët janë lënduar dhe kanë pasur probleme me frymëmarrjen.

 

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top