MC Networking

Skemë fajdesh në Shkodër, 11 të arrestuar (VIDEO)

Një rrjet që kishte organizuar një skemë fajdesh është zbuluar në Shkodër. Sipas hetimeve, në skemë rezultonin të përfshirë 22 persona, 11 prej të cilëve janë arrestuar sot, duke përfshirë ish-kancelarë në Gjykatën e Shkodrës, noterë dhe policë.

Në pranga ka përfunduar Artan Dragani, ish-kancelar në Gjykatën e Shkodrës dhe është pezulluar nga detyra noterja Valbona Hajdari dhe polici Ergys Lohja.

Sipas hetimeve të prokurorisë, skema funksiononte në mënyrë të tillë: paratë jepeshin me interesa që varionin nga 3%-20% në javë nga ana e personave të implikuar. Nëse shuma nuk shlyhej, sekuestroheshin makinat dhe pronat e personave që kishin marrë huanë. 

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh automjetesh, vlera të konsiderueshme monetare (rreth 500 000 euro), aparate celularë etj. Veprimet e kontrollit, sekuestrimit dhe veprimeve të para hetimore vijojnë.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top