MC Networking

Raporti i DASH për Shqipërinë: Korrupsioni i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes (VIDEO)

Një raport i Departamentit të Shtetit për vitin 2018 e vë theksin te korrupsioni në Shqipëri. Raporti mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në vitin 2018 në Shqipëri evidenton korrupsionin e përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Raporti nis me një përshkrim për zgjedhjet e vitit 2017, ku përmendet blerja e votës dhe presioni mbi votuesit.

“Në korrik 2017, vendi mbajti zgjedhje parlamentare. Organizata për Bashkëpunimin dhe Sigurinë në Europë (OSBE) raportoi se zgjedhjet ishin në respekt të lirive themelore, por u dëmtuan nga akuzat për blerjen e votave dhe presionin mbi votuesit”, thuhet në raport.

Raporti e vë theksin gjithashtu te korrupsioni dhe mungesa e ndëshkimit për zyrtarët e të gjitha niveleve. Po ashtu, raporti përshkruan edhe nisjen e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë si dhe disa masa të marra dy vitet e fundit për të minimizuar korrupsionin në radhët e uniformave blu.   

“Çështjet e të drejtave të njeriut përfshijnë korrupsionin e përhapur në të gjitha degët e qeverisjes. Po ashtu, mosndëshkimi mbetet problem. Prokuroria, dhe veçanërisht dënimet e zyrtarëve që kryejnë abuzime kanë qenë sporadike dhe jokonsistente. Zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ia kanë ndalë të shmangin ndjekjen penale. Si përgjigje, autoritetet kanë ndërmarrë kontroll të monitoruar ndërkombëtarisht të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kanë hedhur nxjerrë jashtë sistemit një numër të konsiderueshëm zyrtarëve për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje me krimin e organizuar. Autoritetet gjithashtu ndërmorën masa teknike, të tilla si lejimi i pagesës elektronike të gjobave të trafikut dhe përdorimin e kamerave të trupit, për të përmirësuar llogaridhënien e policisë dhe për të dënuar disa zyrtarë të nivelit më të ulët për abuzime”, thuhet në raport.

Më tej, raporti nxjerr në pah kushtet e rënda të burgjeve dhe ato të trajtimit mjekësor të të burgosurve. Duke iu referuar të dhënave të Qendrës së Rehabilitimit në Shqipëri, problemet kryesore me të cilat ballafaqohen burgjet në 2018-n kanë qenë mbipopullimi dhe rritja e vdekjeve gjatë paraburgimit. Po ashtu, ngrihen dyshime edhe për vdekjet që janë raportuar si natyrale, duke thënë se nuk ka pasur raporte mbi hetime verifikuese.

Liria e medias online është një tjetër pikë e raportit ku thuhet se AKEP nuk ka zbatuar vendimin e për mbylljen e portaleve referuar njoftimit të 15 tetorit, ku u kërkohej portaleve që të regjistroheshin në QKB.

Në raport më tej thuhet se nuk është respektuar në mënyrë efikase ligji i dekriminalizimit.

“Ligji ndalon individët me dënime penale nga të shërbyer si kryebashkiakë, parlamentarë, në qeveri apo pozita shtetërore, por kjo nuk ka ndodhur pasi ligji nuk është respektuar në mënyrë efikase”, thuhet ndër të tjera në raport.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top