MC Networking

Nëna dhe foshnja vdesin në spital, dyshime për AH1N1 (VIDEO)

Një 30-vjeçare dhe foshnja e saj e sapolindur kanë ndërruar jetë, për shkak të virusit AH1N1.

30-vjeçarja ka sjellë në jetë dy binjakë, një lindje e parakohshme që u pasua nga komplikacione shëndetësore.

Binjakët prematurë po trajtoheshin në maternitetin e Tiranës pas lindjes para kohe. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri  është në gjendje të mirë.

Gruaja rreth 30 vjeçe shtatzënë ishte e shtruar prej 2 javësh në spital për shkak të këtij virusi dhe sot ka ndërruar jetë. 

Pritet që ekspertiza pritet të përcaktojë nëse vdekja e gruas erdhi si pasojë e virusit AH1N1 apo e komplikacioneve të tjera.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top